18.9 C
Pogradec
19.7 C
Korçë
18.8 C
Bilisht
19.4 C
Ersekë
18.7 C
Maliq
19.4 C
Liqenas
Wednesday, July 1, 2026

Detaje të reja nga plagosja në Pogradec: Kamera pranë burgut të Drenovës u përdor për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos…

- Advertisement -

Rreth katër ditë më parë, në afërsi të burgut të Drenovës është konstatuar një kamerë.

Burime bëjnë me dije se kamera ishte vendosur në një nga plepat që ndodhet përgjatë rrugës së burgut të sigurisë së lartë. Nga informacionet e marra nga Komisariati i Korçës, u bë i mundur konstatimi i kamerës dhe zbardhja e rrethanave, ku përfshihen dy vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike, janë identifikuar vëllezërit që dyshohet se e kishin vendosur kamerën për të monitoruar lëvizjet në këtë institucion. Më konkretisht, dyshohet se ata e kanë instaluar kamerën për të vëzhguar Brian Syzon dhe për ta sulmuar në momentin kur do të shkonte të takonte vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili po vuan dënimin për plagosjen me thikë në berberhanen e Nikolla Agollit. Sipas të dhënave, kamera ishte vendosur për shkak të qëllimit të Nikolla Agollit për t’u hakmarrë ndaj Brian Syzos.

Nikolla Agolli u arrestua disa minuta pasi qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj Brian Syzos në Pogradec, ndërsa në pranga ra edhe David Prifti. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Edison Agolli dhe Meardi Berberi.

Policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë të regjistruar dy ditë më parë në qytetin liqenor, ndërsa vijon kërkimi për Meardi Berberin, i njohur me nofkën “Koro”, si dhe për vëllain e autorit, Edison Agolli.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit