Perditesimi I situatës.
Datë: 11.01.2026 | Ora: 08:30
Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas të dhënave nga strukturat përgjegjëse të bashkive, nuk raportohen problematika të reja. Vijojnë punimet për neutralizimin e plotë të situatave të krijuara gjatë ditës së djeshme.
Situata në rrugë (ARRSH – Rajoni Qendër–Lindje):
Segmenti Ersekë–Leskovik është i hapur dhe i kriposur.
Në aksin Maliq–Kufi Gramsh ka reshje të imëta dëbore. problem mbeten aluvionet në zonën e Lozhanit.
Akset Libonik–Rëmbec–Plasë, Korçë–Voskopojë, Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Dogorë–Goricë ka pasur reshje bore, po punohet për pastrim dhe kriposje, ndërsa qarkullimi vijon normal.
Bilisht–Miras qarkullimi kryhet me goma dimërore.
Segmentet K/Boboshticë–Dardhë dhe K/Lapidari Podgori–K/Podgori–Liqenas: vijojnë reshjet e borës, po kryhet pastrim dhe kriposje.
Situata energjetike (OSHEE):
Aktualisht janë 6 fidera të stakuar, me rreth 600 abonentë ruralë pa energji elektrike. Nuk ka mungesë energjie në zonat urbane.
Korçë: 1 fidera
Maliq: 2 fidera
Pogradec: 2 fidera
Bilisht: situatë normale
Ersekë: 1 fider
Ekipet jane ne gadishmeri per riparimin e defekteve qe jane ne teren. Te gjithe fiderat qe furnizojne me energji elektrike konsumatoret e rendesise se vecante jane ne gjendje pune.
Hidrovori Pogradec ne fideri (8-18) Perpunim Druri N/St Pogradec eshte ne pune normale.
Prefektura e Qarkut Korce është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse po merren të gjitha masat për rikthimin e plotë të normalitetit.

