Në kuadër të nismës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falë angazhimit të Zëvendësministrit Arian Jaupllari, Drejtorit të QTTB-së Korçë Roland Meçaj, Përgjegjësit të Emergjencave Civile në Prefekturë Leonidh Muço, drejtuesit të Repartit Ushtarak nr. 1033 Drenovë Nënkolonel Grabon Kollçinaku, iu ofrua ndihmë blegtorëve të zonës së Kolonjës, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike që kanë ndikuar në sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë, duke iu siguruar shpërndarjen e misrit dhe himeve.
Institucionet do të ofrojnë mbështetje në vazhdimësi për blegtorët e qarkut në këtë situatë me kushte të vështira moti.

