Policia e Korçës ka goditur dy raste të rënda shkeljesh të Kodit Rrugor, duke vënë nën pranga një drejtues mjeti dhe duke nisur procedim penal për një tjetër.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë I. Gj., 44 vjeç, banues në fshatin Sovjan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky rast vjen në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore të shkaktuara nga shkelja e rregullave të qarkullimit dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për S. M., 21 vjeç, banues në fshatin Bregas. Ky i fundit, sipas njoftimit të policisë, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe ka përplasur tufën me bagëti të imta, duke dëmtuar 14 kokë bagëti në pronësi të shtetasit Gj. K.. Nga aksidenti është lënduar lehtë edhe vetë drejtuesi i automjetit, i cili aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.
Njoftimi zyrtar i Policisë së Korçës:
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë I. Gj., 44 vjeç, banues në fshatin Sovjan, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për S. M., 21 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe, për pasojë, ka dëmtuar 14 kokë bagëti të imta, në pronësi të Gj. K. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë edhe drejtuesi i automjetit, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.”

