Korça është shndërruar në një qendër të artit bashkëkohor me hapjen e edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “Gjon Mili”. Në Muzeun që mban emrin e mjeshtrit të madh të fotografisë dhe artit vizual, janë mbledhur artistë e kineastë nga mbarë bota.
Në këtë edicion janë përzgjedhur 62 artistë ndërkombëtarë, ndërsa programi sjell edhe një numër të madh të ftuarish specialë.
Tema e këtij viti është “Drita e Lëkurës”, një koncept që ndërthur artin vizual me perceptimin njerëzor.
Për tre net rresht, festivali do të sjellë për artdashësit ekspozita, projeksione video-art, filma eksperimentalë dhe aktivitete të tjera.

