Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-O. M., 37 vjeç, banues në Fshat Maliq, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-M. O., 23 vjeç, banues në Athinë, pasi u kap duke drejtur automjetin, pa leje drejtimi;
-A. T., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në Maliq, pasi në rrugën “Niko Kovaçi”, Korçë, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A. T., 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë 51-vjeçari dhe 2 pasagjerë në automjet

