16 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
15.1 C
Bilisht
14.8 C
Ersekë
14.5 C
Maliq
16.4 C
Liqenas
Saturday, June 20, 2026

”Do qaj si për tim bir” Dedikimi prekës i nënës së Martin Canit, për vrasjen e Erald Xhejos

- Advertisement -

Pas ngjarjes tragjike në fshatin Pirg të Maliqit, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Erald Xhejo, ka reaguar nëna e Martin Canit, adoleshentit që humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Në një mesazh prekës të shpërndarë në rrjete sociale, ajo shkruan se dhimbja e saj është rihapur dhe se nuk mund të qëndrojë e heshtur. Ajo kujton momentin e fundit kur pa të birin dhe e krahason tragjedinë e sotme me atë që përjetoi vetëm disa muaj më parë.

“Unë jam mami i Martin Canit, djalit që humba në nëntor në shkollën Fan Noli. Atë mëngjes e përcolla për në shkollë si gjithmonë, me sytë e tij të bukur plot jetë dhe buzëqeshjen e tij të ëmbël, por nuk e dija se ajo ishte hera e fundit që e shihja. Kur mora vesh për tragjedinë e Erald Xhejos ndjeva të njëjtën dhimbje dhe plaga ime u hap përsëri. Nuk mund të qëndroj e heshtur pasi e di dhimbjen e ikjes së një fëmije në mënyrë aq të pafajshme dhe mizore. Heshtja nuk është zgjidhje, sepse ajo vret. Dje ishte Martini, sot ishte Eraldo, nesër mund të jetë fëmija yt. Edhe sa Martina apo Eraldo duhet të ikin që shteti të reagojë? Erald bir, të qaj sot si për tim bir.”

Reagimi i saj ka ngjallur emocione të forta dhe ka rikthyer vëmendjen tek siguria e fëmijëve dhe përgjegjësia e institucioneve për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit