Një vatër zjarri u regjistrua dje në fshatin Lin të Pogradecit, në afërsi të varrezave të fshatit, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit pranë dhe disa banesave të zonës.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërriti ekipi i zjarrfikëses së Pogradecit, i cili në bashkëpunim me Njësinë Administrative ndërhyri për shuarjen e flakëve. Falë reagimit të shpejtë, u bë e mundur neutralizimi i zjarrit, duke shmangur dëmtimin e sipërfaqes pyjore dhe përhapjen e flakëve drejt banesave.
Sipas burimeve, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i vendosur në varrezat e fshatit.
Autoritetet përsëritën apelin për kujdes të shtuar, sidomos në zonat e varrezave dhe pranë sipërfaqeve pyjore, për të shmangur ngjarje të tilla që rrezikojnë seriozisht mjedisin dhe pronat e banorëve.

