16.1 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14.7 C
Bilisht
14.6 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
16.2 C
Liqenas
Saturday, June 20, 2026

Katër persona të dehur në mjet bien në prangat e policisë, dy prej tyre nga Pogradeci…

- Advertisement -

Policia e Korçës ka vënë në pranga disa drejtues automjetesh, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur, duke rrezikuar seriozisht qarkullimin dhe jetën e qytetarëve.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Korçës bën të ditur:

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 37 vjeç, D. C., 29 vjeç, banues në Pogradec, dhe L. A., 44 vjeç, banues në Devoll, pasi u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 41 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si dhe nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.”

Policia bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që të shmangen ngjarjet që mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit