13.4 C
Pogradec
13.7 C
Korçë
13.4 C
Bilisht
12.5 C
Ersekë
12.7 C
Maliq
14.1 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

“Shpesh nën efektin e drogës”! Prokuroria lëshon urdhër arrestin për autorin e vrasjes në Pogradec!

- Advertisement -

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër-arresti për Ilirjan Selmanin, i ndaluar më herët nga policia si autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço. Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mohuar përfshirjen në krim, por policia dhe prokuroria kanë grumbulluar prova të mjaftueshme që dokumentojnë të gjithë dinamikën e ngjarjes, nga momenti i kryerjes së krimit deri te largimi i autorit nga banesa e viktimës.

Hetimet paraprake tregojnë se mbrëmjen e së dielës, ashtu si shumë netë të tjera, Selmani kishte kaluar natën në shtëpinë e 52-vjeçares, me të cilën kishte një lidhje disa-vjeçare. Dyshohet se mes çiftit ka pasur një konflikt të çastit, i cili është përshkallëzuar në dhunë fizike nga ana e Selmanit, duke kulmuar me vrasjen e saj dhe më pas me djegien e banesës për të humbur gjurmët.

Sipas burimeve hetimore, Selmani ishte i njohur për përdorim të lëndëve narkotike dhe shpesh herë shfaqte shenja depresioni. Nga ana tjetër, edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit