Deklarata e Sanie Selman, nëna e autorit të dyshuar të ngjarjes në Pogradec, Ilirjan Selman
Jashtë kamerave, ajo është shprehur:
“Djali im nuk mund të vriste askënd. Dje ai u kthye nga Korça dhe vajti tek dera e viktimës për të marrë mbeturinat, siç bënte gjithmonë, sepse ajo nuk lëvizte dot, dhe i hodhi në kazan. Nuk e ka bërë ai këtë vrasje, nuk ka prova.
Ne nuk ishim dakord për marrëdhënien e tij me të, por pavarësisht mendimit tonë, ai e kishte pranuar viktimën ashtu siç ishte dhe nuk i kemi kërkuar të ndahet.
Djalin tim e njohin të gjithë, mund të pyesni. Ai nuk krijonte probleme. Kam lexuar në media shumë gënjeshtra për të. Dje erdhën shumë policë, desh e mbytën kur e morën. Ai është i sëmurë nga zemra.
Policia le të nxjerrë të vërtetën. Djali im nuk është siç thuhet në media.”

