11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Thursday, May 7, 2026

Pogradec/ 52-vjeçarja u gjet e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se u vra për konflikt pronësie…

- Advertisement -

Zjarri në banesë në lagjen nr. 1 të Pogradecit dyshohet se është i qëllimshëm. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune.

Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52-vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.

Mësohet se në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë në dy objekte në afërsi të pallatit. Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona në komisariatin e Policisë së Pogradecit për t’u marrë në pyetje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit