23.1 C
Pogradec
23.9 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
23.9 C
Ersekë
23.2 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Friday, July 10, 2026

E rëndë në Pogradec! Zjarr në banesë, humb jetën një grua 52-vjeçare…

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pogradecit. Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Kozeta Teço, 52 vjeçe.

Si pasojë e asfiksisë nga tymi, 52-vjeçarja ka humbur jetën. Ajo jetonte e vetme, nuk kishte fëmijë dhe nuk kishte qenë e martuar. Mësohet se viktima ishte në kushte të vështira ekonomike dhe ndihmohej nga motra e saj.

Shërbimi zjarrfikës dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit. Dyshohet paraprakisht se zjarri është përhapur në dy ambiente të hyrjes së banesës dhe se shkaku i vdekjes ka qenë asfiksia nga tymi.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit