Korçë/Pogradec – Dy të rinj bien në pranga për drejtim automjeti pa leje drejtimi
Policia e qarkut Korçë ka intensifikuar kontrollet në rrugë, me fokus shtimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve që cenojnë jetën dhe rendin publik. Si rezultat i këtyre masave, janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke qarkulluar pa leje drejtimi.
Në komunikatën zyrtare të Policisë së Korçës thuhet:
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. Sh., 26 vjeç, banues në Korçë dhe O. R., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.”
Të dy shtetasit tashmë do të përballen me drejtësinë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
Policia e qarkut Korçë apelon edhe njëherë për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe njofton se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset.

