Policia e Korçës ka referuar materiale në Prokurori për tre raste të ndryshme që lidhen me dhunë në familje dhe zjarrvënie, ku autorët dyshohet se kanë rrezikuar sigurinë e personave apo mjedisin përreth.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë:
“Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
V. Zh., 66 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
E. B., 28 vjeç, banues në fshatin Dishnicë (me probleme të shëndetit mendor), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi;
M. Q., 75 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbetje dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit.”
Ngjarjet po hetohen nga organet përkatëse dhe materialet janë në ndjekje të mëtejshme nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Policia apelon për shmangien e veprimeve që cenojnë sigurinë personale, familjare apo mjedisore dhe nxit qytetarët të raportojnë çdo rast të ngjashëm.

