11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Pogradec/ Administratorët “kurban” të Ramës, drejtorët “famëkeq” përsëri në detyrë…

- Advertisement -

Një urdhër i prerë ka ardhur nga Kryeministri Edi Rama për të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, përfshirë edhe Bashkinë e Pogradecit: deri të hënën të shkarkohen të gjithë administratorët e njësive administrative si dhe nënkryetarët e bashkive.

Pogradeci, që përfshin 8 njësi administrative nga qyteti, te Udenishti, Buçimasi, Proptishti e deri në Trebinjë e Velçan, pritet të përjetojë një tjetër valë lëvizjesh në administratën vendore. Kjo goditje në hallkat e mesme të pushtetit vendor ngre jo pak pikëpyetje, sidomos në një moment kur përgjegjësia për mosrealizimin e objektivave shpesh i faturohet më shumë drejtorëve të sektorëve sesa administratorëve të terrenit.

Pyetja që ngrihet me të drejtë është: pse ndëshkohen administratorët, shpesh figura që përballen çdo ditë me qytetarët dhe sfidat e zonave të thella, ndërkohë që drejtuesit e drejtorive konkretisht në Bashkinë Pogradec, të cilët hartojnë dhe zbatojnë politikat vendimmarrëse, nuk preken? Njëherazi dhe personat më të shigjetuar edhe për abuzim me funksionin dhe shpërdorim.

Në Pogradec, ku turizmi, urbanistika, infrastruktura dhe shërbimet publike mbeten sfida kyçe, efekti i këtij urdhri pritet të ndihet në terren. Mbetet për t’u parë nëse ky është një hap drejt efikasitetit, apo një akt simbolik në funksion të një reforme që kërkon më shumë thellësi se sa rrokadë pozicionesh tek ata që nuk kanë gjë në dorë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit