-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Pogradec/ Gentian Dedej emërohet Shef i Komisariatit Pogradec, detyrë që ka mbajtur më herët Bilal Semanaj…

- Advertisement -

Pogradec – Gentian Dedej është emëruar Shef i ri i Komisariatit të Policisë në Pogradec, duke marrë drejtimin e këtij institucioni pas largimit të Bilal Semanajt.

Semanaj, i cili u emërua në krye të komisariatit në dhjetor, është vlerësuar gjerësisht si një nga drejtuesit më seriozë dhe profesionistë ndër vite. Gjatë periudhës së drejtimit të tij janë zhvilluar një sërë operacionesh të suksesshme policore, ndërsa nuk janë shënuar ngjarje të rënda kriminale, çka ka reflektuar një klimë të qëndrueshme sigurie në territor.

Emërimi i Dedejt vjen në një kohë kur pritet të ruhet ritmi i punës dhe performanca institucionale në garantimin e rendit dhe sigurisë. Ai konsiderohet një profesionist me përvojë të gjatë në strukturat e rendit, duke mbajtur më parë detyra drejtimi në komisariate të ndryshme të vendit.

Tashmë mbetet për t’u parë mënyra se si do të vijojë menaxhimi i komisariatit nga drejtuesi i ri, në një qytet turistik ku sezoni veror kërkon angazhim maksimal të strukturave të rendit publik.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit