Një ngjarje e ndodhur në një hotel në Korçë ka çuar në procedim penal në gjendje të lirë pronarin e subjektit, pas dëmtimit të një 65-vjeçari gjatë kryerjes së një pune në ambientet e hotelit.
Komunikata zyrtare e Policisë së Shtetit:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, për shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në Korçë, pronar i një hoteli, pasi shtetasi S. C., 65 vjeç, duke rregulluar një pajisje në hotel, është dëmtuar lehtë në fytyrë.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

