25.6 C
Pogradec
25.6 C
Korçë
25.1 C
Bilisht
24.9 C
Ersekë
24.9 C
Maliq
26 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Pogradec/ Tre të rinj shpallen në kërkim, goditën një 30-vjeçar me sende të forta…

- Advertisement -

Policia e Pogradecit ka shpallur në kërkim tre shtetas, të dyshuar për një sulm fizik ndaj një 30-vjeçari, i cili ka përfunduar në spital me dëmtime të marra nga goditjet me sende të forta.

Komunikata zyrtare e Policisë së Shtetit:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit E. A., 21 vjeç, N. A., 23 vjeç dhe D. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur më sende të forta, një 30-vjeçar, për motive të dobëta. 30-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.”

Policia po vijon punën për lokalizimin dhe ndalimin e autorëve të dyshuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit