17.7 C
Pogradec
18.3 C
Korçë
16.9 C
Bilisht
17.7 C
Ersekë
17.8 C
Maliq
18 C
Liqenas
Wednesday, April 29, 2026

Devoll: Dy konflikte brenda një dite, Policia procedon penalisht tre persona, kërcet thika…

- Advertisement -

Devoll, dy konflikte brenda një dite, Policia procedon penalisht tre persona

Tre persona janë proceduar penalisht në Devoll, si pasojë e dy konflikteve të ndryshme që ndodhën gjatë ditës së sotme.

Policia e Devollit në një njoftim zyrtar bën të ditur se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

K. K., 54 vjeç dhe D. B., 43 vjeç, banues në Devoll, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

F. M., 23 vjeç, banues në Tresenik, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një 39-vjeçar, për motive të dobëta. 39-vjeçari, mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.”

Materialet hetimore për të dy rastet janë dërguar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit