25.6 C
Pogradec
25.6 C
Korçë
25.1 C
Bilisht
24.9 C
Ersekë
24.9 C
Maliq
26 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Dhunë ndaj të miturit dhe transportimi ilegal i druve, dy persona nën hetim në Maliq

- Advertisement -

Dhuna ndaj të miturit dhe transportimi ilegal i druve, dy persona nën hetim në Maliq

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Maliqit në dy raste të ndryshme të regjistruara së fundmi në këtë zonë.

Në një njoftim zyrtar, Komisariati i Policisë Maliq sqaron se:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

F. Xh., 32 vjeçe, banuese në Orman, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj të mitur;

M. B., banues në Maliq, pasi u kap duke transportuar 2 m³ lëndë drusore të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”

Tashmë materialet për këto raste i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës, e cila do të vijojë hetimet për secilin prej tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit