15.1 C
Pogradec
15.6 C
Korçë
15.5 C
Bilisht
14.7 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
16 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

Një vit më parë terrorizoi Korçën kur qëllonte me kallash nga ballkoni i shtëpisë, ndërron jetë 72-vjeçari…

- Advertisement -

Ndërron jetë në banesë 72-vjeçari Edmond Naska, i cili një vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallashnikov nga ballkoni i shtëpisë.

Mësohet se 72-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe jetonte i vetëm. Ai është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korçës.

Prej vitesh, Naska jetonte i vetëm, ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëlloi me kallashnikov nga banesa e tij, duke shkaktuar panik, dhe u desh ndërhyrja e forcave të RENEA-s për ta neutralizuar.

Sipas burimeve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, megjithatë trupi do të dërgohet për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit