20.1 C
Pogradec
18.8 C
Korçë
19 C
Bilisht
18.3 C
Ersekë
18.1 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Blacë/ Bashkia shkatërroi rrugën dhe la ujrat e zeza në sipërfaqe! Banorët: Po na i bëjnë vendin e pabanueshëm…

- Advertisement -

Bashkia e Pogradecit duket se ka dështuar të japë shërbimet e duhura në qytetin e Pogradecit dhe në fshatrat e tij. Tashmë është e dëshmuar që edhe kur ka dëshirë për të kryer një investim, nuk di ta bëjë atë investim ashtu siç duhet.

Pas shtrimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të pijshëm, i cili paraqet një sërë problematikash, në fshatin Blacë të Pogradecit edhe rrugët janë degraduar nga shtrimi i tubacioneve. Ndërsa investimi ka disa kohë që ka përfunduar, askush nuk është kujtuar të rikonstruktojë rrugën e shkatërruar.

Kjo ka sjellë që banorët e zonës të kenë një vështirësi të madhe në përditshmëri, ndërsa paratë për shtrimin e rrugëve të fshatit nuk dihet se nga kanë “fluturuar”. Përpos kësaj situate, shqetësuese është edhe prezenca e ujërave të zeza, të cilat janë në sipërfaqe dhe në shumë zona mungojnë kanalizimet, duke rrezikuar shëndetin e banorëve të zonës.

Historia që investimet janë shpërndarë në të gjitha zonat e Pogradecit është një fabul e cila më nuk besohet nga askush, ndërsa banorët jetojnë çdo ditë në vështirësi të shumta, si pasojë e investimeve të munguara apo të kryera keq.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit