11.2 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.6 C
Liqenas
Wednesday, May 6, 2026

Ja arsyet pse demokratët duhet të votojnë Arbër Malen?! Testi vendimtar për PD-në Pogradec…

- Advertisement -

Rrugëtimi dhe ecuria në politikë jovetëm që afirmon individët, por edhe shfaq potencialin e tyre real. Në garën e Primareve të Partisë Demokratike që po mbahen në qarkun e Korçës, janë rreshtuar plotë 19 kandidatë, demokratë me integritet dhe figura të nderuara në mesin e të djathëve, ndër ta për hërë të parë në një garë janë futur edhe emra të rij, me potencial për vlerat e djathta dhe me kontribute të shumta publike.

Arbër Male është njëri prej kandidatëve në primaret e PD-së, i cili në dy vitet e fundit, ka shfaqur një nivel aktivizmi tepër të lartë, duke u bërë një ndër zërat kryesor opozitar në qytetin e Pogradecit. Male aktualisht mban pozicionin e anëtarit të këshillit Bashkiak dhe është një ndër këshilltarët i cili përgjatë mandatit të tij, shpesh herë ka reaguar për problematikat e Pogradecit, madje edhe kur PD-ja zyrtare ka heshur përballë padrejtësive që i janë bërë qytetarëve. Mbi 6 protesta të ndryshme në qytet dhe në fshatrat e Pogradecit. Padyshim Male është kthyer në “tmerrin” e Bashkisë së Pogradecit, administratës së të cilës i ka denoncuar shkelje e abuzime, ndërkohë që eksponentët e Partisë Demokratike në të shumtat e rasteve kanë heshtur.

Në garën e 1 marsit, siç është edhe folur në qytet, kandidatura e Arbër Males është një test për PD-në e Pogradecit, e cila duhet të tregojë nësë është më e hapur dhe nësë pranon në përfaqësimin e saj persona formim opozitar të qartë. Kjo garë në Pogradec dhe një hërë do të tregojë nëse demokratët janë pranues ndaj emrave të pakompromentueshëm. Testi nuk do të tregojë vetëm për fituesin e një gare brënda llojit, por edhe fatin e vazhdimësisë së Partisë Demokratike në Pogradec.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit