Ndër kandidatët e primareve në qytetin e Pogradecit, një tjetër figurë e cila ka hyrë në garë në rradhët e demokratëve të Pogradecit është edhe Albana Prifti, e cila është ndër figurat kryesore të PD në Pogradec. Duket se hyrja e saj në garë mbetet një sfidë që do të ndajë nëse demokratët e Pogradecit janë gati të pranojnë figurën e një gruaje si kanditaturë të mundshme për deputete.
Albana Prifit shkruan:
Të nderuar demokratë dhe demokrate të rrethit të Pogradecit,
Kam kënaqësinë të ndaj me Ju vendimin tim, për të marrë pjesë si kandidate në primare , për zgjedhjet e 11 Majit.
Krenare të jem pjesë e PD- së, Partisë që solli ndryshimin e madh në Shqipëri , përmbysjen e regjimit komunist, krijimin e pluralizmit politik dhe mundësimin e lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë.
Por jo vetëm, krenare të jem pjesë e PD- së, partisë që realizoi projekte madhështore për Shqipërinë gjatë gjithë qeverisjes së saj.
Sot, më shumë se kurrë, ndiej përgjegjësinë morale dhe politike t’ ju shpreh falënderimin tim për mbështetjen që më keni dhënë gjithmonë!
E vendosur në zgjedhjen time , për të përmbushur qëllimin tonë të përbashkët, për një ndryshim të madh dhe rrënjësor , për të përmbushur ëndrrën e çdo demokrati dhe mbështetësi të PD- së, ju ftoj të më votoni .
Gjithmonë do të jem mbështetja dhe zëri juaj , për të bërë më të mirën për Ju dhe Pogradecin tonë të dashur!
Do të jem mbështetje për çdo grua , për të realizuar politika gjithëpërfshirëse dhe vendimmarrje për kauza të denja!
Me shumë respekt, Albana Prifti

