9 C
Pogradec
9.6 C
Korçë
8.5 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Saturday, May 9, 2026

Korçë: Nis puna për hartimin e Fjalorit të Madh Frazeologjik, Jashari: Do të ketë mbi 42000 njësi frazeologjike

- Advertisement -

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Prof. Dr. Ali Jashari teksa rendit disa nga problematikat më madhore me të cilat shqipja po ndeshet në ditët e sotme, thotë ekskluzivisht për gazetaren Lorena Kodra se ka nisur puna për hartimin e Fjalorit të Madh Frazeologjik të Gjuhës Shqipe.

“Ne po punojmë krahas Fjalorit të Madh, që tani ai ka marrë formë dhe mbaroi, njëkohësisht edhe për Fjalorin e Madh Frazeologjik të Gjuhës shqipe. Në qoftë se fjalori që ka bërë Akademik Jani Thomai, i botuar dhe i ribotuar disa herë ka rreth 12,000 njësi apo shprehje frazeologjike, ky fjalor ka përmbi 42,000 njësi të tilla. Kjo do të jetë natyrisht një vepër që i mungon gjuhës shqipe. Kaq është e mjaftueshme, se populli thotë “të mos e shesim lëkurën e ariut, pa e vrarë”, shprehet gjuhëtari Ali Jashari.
E cilësuar si ashti i gjuhës shqipe, frazeologjia mbetet struktura më e fortë e gjuhës sonë, e cila nuk ndikohet nga shprehjet e huaja.

(BalkanWeb)

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit