Një ditë pas ngjarjes së shpërthimit të një bombole gazi në Maliq, në banesën e familjes Muçollari, ku u plagosën tre persona dhe u regjistruan dëme të mëdha materiale, sot është kryer inspektimi i dëmeve nga vetë kreu i bashkisë, Gëzim Topçiu. Ai ka konfirmuar se ndërhyrja për rikonstruksionin e banesës do të fillojë nga dita e nesërme.
Topçiu ka vizituar gjithashtu familjarët që ndodhen ende në spital me djegie.
Familja Muçollari është një familje me vështirësi të mëdha ekonomike, dhe rikonstruksioni i banesës ishte i pamundur për ta. Ndërkohë, dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i bombolës ishin të mëdha në strukturën e banesës.

