9.5 C
Pogradec
9.6 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

“Gjykimi ka ndikuar te Skënderbeu”, trajneri Gjoka: Jemi të bllokuar, por e mundim Egnatian…

- Advertisement -

Dy humbjet e fundit në kampionat kanë rënduar edhe më tepër situatën të skuadra e Skënderbeut që vijon të jetë e zhytur në fundin e tabelës së klasifikimit me 20 pikë në 25 javë kampionat. Momentin delikat që po kalon ekipi e ka pranuar edhe trajneri Ernest Gjoka, i cili në konferencën për mediat tha se i vjen keq që skuadra nuk po reagon, pasi ai është i bindur se kualiteti nuk i mungon.

Për ndeshjen e së shtunës kundër Egnatias, Gjoka u shpreh se e vlerëson maksimalisht kualitetin e kundërshtarit, por sipas tij skuadra nuk ka se çfarë humbet në këtë pikë të kampionatit.

Gjoka, vini pas një humbjeje që e ka rënduar akoma edhe më shumë situatën te Skënderbeu. Si ka reaguar ekipi pas këtij problemi? Po sigurisht që për ne janë dy humbje që nuk i kishim parashikuar. Për ne kanë qenë dy finale, që do të donim dhe kemi kërkuar që të marrim më shumë se kaq, por tani jemi para një fakti konkret. Ekipi ka pasur ngarkesën emocionale pavarësisht se për një moment menduam se e kaluam të keqen. Mesa duket nuk jemi ende atje ku duhet. Janë dy humbje që na fusin në një stres të madh dhe na detyrojnë që të bëjmë maksimumin, pasi nuk kemi rrugë tjetër. Ajo që mund ta shohim si pozitive është fakti që ekipi ka ardhur në ngritje, por ende nuk po bëjmë dot atë që duhet të bëjmë. Nuk po lëmë dot pas ngarkesën emocionale dhe e vuajmë shumë faktorin psikologjik. Kjo më pas krijon edhe problematika të tjera që na ndikojnë dhe nuk na lenë të jemi ekipi që të tregojë gjithë potencialin që ka.

A mendoni se veç anës psikologjike ju kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë të jashtëm siç mund të jetë gjykimi? Unë kurrë nuk jam marrë me gjykimin. Nuk dua të merrem aspak me këtë. Ne jemi një vend që problematikat janë të shumta, por klubi i Skënderbeut ka sektorë të tjerë që mund të merren me këtë pjesë. A ka ndikuar? Unë mendoj se po ka ndikuar, por që nuk dua që të delegoj fajin diku. Ne duhet të bëjmë më shumë se kaq, sepse ekipi ka cilësi madje më shumë edhe pas afrimeve në janar. Ne duhet të sakrifikojmë dhe të bëjmë më të mirën për të dalë nga kjo gjendje ku jemi. Unë nuk dua të merrem me gjykimin, pasi unë kam ardhur këtu për të ndërtuar ekipin dhe për ta bërë të luajë në maksimum.


Sa e vështirë do të jetë të reagosh përballë një kundërshtari si Egnatia? Ne e dimë vështirësinë e kësaj ndeshjeje. E njohim shumë mirë kundërshtarin dhe mund të them se është një ekip që ka potencial dhe ndër më të mirët për të mos thënë më i miri për momentin. Ne na lind si detyrë që të bëjmë ndeshjen tonë, duke pasur respekt për kundërshtarin, por duke kërkuar më të mirën për veten tonë. Unë kam shumë besim se nëse ne bëjmë lojën tonë, do të dalim shumë mirë. Ne kemi një rëndesë të madhe në ndeshjet brenda fushës dhe këtë duhet ta mposhtim. Nuk e di se pse vjen ky problem, por duhet ta lëmë pas krahëve.

A i ka mundësitë Skënderbeu të marrë maksimumin ndaj Egnatias? Unë mendoj se po. E them, pasi shoh potencialin që kemi në ekip dhe cilësitë që kemi në skuadër. Duhet të vuajmë shumë dhe të sakrifikojmë shumë më shumë për të arritur atje ku ne duam të jemi.

PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit