Shkruan Arbër Male/ Pjesëmarrja në primare, vijim i kontributit për qytetin dhe qytetarët e Pogradecit!
Para dy vitesh kërkova besimin e bashkëqytetarëve të mi për të përfaqësuar zërin e tyre në Këshillin Bashkiak ku ja dolëm të përfaqesohemi me dy mandate të adresojmë shumë shqetesime dhe të përmirësojmë punë dhe shërbime publike me presion dhe organizim.
Ne vijim te këtij kontributi për qytetin tim, iu përgjigja propozimit te miqve të mi demokrate për tu bërë pjesë e procesit të primareve në Partinë Demokratike.
Për këdo që ka vlerësuar aksionin tim në Këshillin Bashkiak, e siguroj që nëse do të marr besimin e anëtaresisë, do te ndjek të njëjtin model politik, do të luftoj më fort për padrejtësitë që na rrethojnë dhe do të vijoj te mbështetem tek parimet me të cilat jam rritur duke vleresuar familjen, besimin ne Zot dhe të drejtat themelore të njeriut.

