KRYESIA E PARTISË DEMOKRATIKE DEGA KORÇË ZHVILLON MBLEDHJEN E RRADHËS NË KUADËR TË ORGANIZIMIT TË PRIMAREVE TË DATËS 1 MARS 2025!
Kryesia e Partisë Demokratike Dega Korçë ka mbajtur mbledhjen e rradhës me fokus organizimin e procesit të primareve të datës 1 mars 2025 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.
Në mbledhje u vu theksi në udhëzimin e Këshillit Kombëtar mbi modalitetet dhe rregulloren e organizimit të primareve. Në këtë mbledhje u përcaktua vendi i zhvillimit të primareve dhe Komisioni i Votimit për degën e PD Korçë.
Kryetari i Partisë Demokratike dega Korçë Z. Dhimitri Çyfeku vendosi theksin në angazhimin e strukturave me qëllim pjesëmarrjen e lartë të anëtarësisë, duke garantuar një proces të fshehtë, të lirë, të barabartë, të drejtë, demokratik dhe të zhvilluar në kushtet e etikës dhe frymës së bashkëpunimit.
Takimi u shoqërua me diskutime konstruktive nga të gjithë anëtarët e kryesisë duke u angazhuar për një proces të qetë dhe të hapur për përzgjedhjen e kandidatëve që do të përfaqësojnë degën e PD Korçë në legjistraturën e ardhshme në Kuvend.
Partia Demokratike Dega Korçë, edhe njëherë i uron suksese të gjithë kandidatëve në garën e primareve për zgjedhjet e Kuvendit të datës 11 maj 2025.
Ju bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të marrin pjesë në procesin e primareve për të shprehur vullnetin e tyre në këtë garë të brendshme të Partisë Demokratike!
Është rradha jonë!
Është rradha e Partisë Demokratike!

