14.1 C
Pogradec
15.1 C
Korçë
14.7 C
Bilisht
14.8 C
Ersekë
14 C
Maliq
14.6 C
Liqenas
Tuesday, April 21, 2026

Pogradec/ Drama e Salie Karasaliut, banon me të birin minoren nën një plasmas…

- Advertisement -

Prej më shumë se dy muajsh, në një banesë të improvizuar me plastmas, shumë pranë bregut të liqenit, jeton Salie Karasali, e divorcuar, së bashku me djalin e saj 15-vjeçar. Ajo punon në Bashkinë e Pogradecit si punonjëse gjelbërimi, por paga e pamjaftueshme, gjysma e së cilës shkon për katër fëmijët e saj, nuk i mjafton. Tre prej tyre jetojnë me ish-bashkëshortin, ndërsa vajza e madhe jeton me gjyshërit.

15000 lekë në muaj janë të pamjaftueshme për të paguar një qira banese, ndërkohë që shpeshherë ajo dhe i biri kalojnë ditë pa ushqim. Lista e borxheve çdo ditë shtohet. Për higjienë, 40-vjeçarja përdor ujin e liqenit, ndërsa ka vetëm një furnellë për të gatuar.

Qiraja e banesave është e papërballueshme për të dhe ajo nuk ka arritur të marrë as një bonus qiraje. Apeli i saj sot është vetëm për një banesë ku të mbrohet nga moti dhe dimri që tashmë është në prag.

Vetëm pak minuta pasi rasti u bë publik, Kreu i Bashkisë Pogradec z.Ilir Xhakolli u angazhua personalisht për të menaxhuar këtë rast dhe për të zgjidhur problemin e 40-vjeçares. Ajo ditën e sotme u akomodua në një ambient të përshtatshëm së bashku me të birin, ndërsa prej nesër do të ndiqen procedurat për lidhjen e bonusit të qirasë. Siç duket tashmë po merr fund drama 2 mujore e Salie Karasaliut dhe djalit të saj./Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit