Elitat pasurohen e punëtorët varfërohen!
Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u mor vendimi për rritjen e pagave për administratën e Bashkisë Pogradec.
Ajo çfarë bie në sy është se rritjen e dytë më të madhe brenda vitit e ka pasur niveli drejtues dhe shumë pak është reflektuar tek ata të cilët janë motorri që mban në lëvizje këtë mekanizëm. Punonjës si specialistë, inspektorë të policisë bashkiake, përgjegjës shëbimesh, elektriçistë-hidraulikë,teknikë ndërtimi, punonjës shërbimi, punëtorë varrezash, etj, trajtohen me pagë midis 400-500€, shumë pak duke pasur parasysh nivelin e çmimeve dhe koston e jetesës.
Shumë shpejt me këtë nivel pagash këta njerëz do të kenë dy rrugë:
- Largimin nga puna ose emigrimin, sepse nuk mund të mendosh sot një djalë të ri të ndërtojë jetën në këto kushte dhe kjo do të kthehet shumë shpejt në bumerang për institucionin, ku nuk do gjesh më njerëz të aftë për punë.
- Me pagën e Bashkisë do i duhet të bëjnë një punë të dytë duke ndarë kohën midis punëve institucionale dhe asaj private.

