14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Peshkëpi, fshati i harruar! Në fshatin “turistik” mungon rruga

- Advertisement -

Burimi: MCN

Vetëm 15 km larg Pogradecit, në një zonë malore pranë Malit të Thatë, ndodhet fshati turistik i Peshkëpisë. Dikur i banuar nga 75 familje, sot në këtë fshat kanë mbetur vetëm 10 familje. Edhe pse autoritetet kanë premtuar zhvillimin e zonës për turizëm malor, realiteti është ndryshe – premtimet mbeten thjesht në letër, ndërsa vendbanimi po shkon drejt zhdukjes.

Banorët shprehen se shkaku kryesor i largimit masiv është infrastruktura e dobët rrugore, e cila bën që udhëtimi drejt Pogradecit të zgjasë me orë të tëra.

Prej rreth 7 vitesh, në këtë fshat nuk ka shkollë, edhe pse investimi për ndërtesën u realizua pak vite para se ajo të mbyllej nga një fondacion gjerman.

Prindërit e fëmijëve, për shkak të mungesës së shkollës, janë detyruar të zhvendosen në Pogradec dhe të marrin shtëpi me qira. Ndërkohë, ata pak banorë që kanë mbetur janë të moshuarit, të cilët vazhdojnë të punojnë në bujqësi.

Ndër batutat jashtë kamerave, banorët thonë se Peshkopia është aq e harruar, saqë as për zgjedhje politikanët nuk vijnë më për të bërë premtime.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit