17.2 C
Pogradec
17.8 C
Korçë
17.2 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
16.8 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Thursday, June 19, 2025

Emërohet ZV. Drejtori i burgut të Drenovës

- Advertisement -

Në ambjentet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Korçë, sot u prezantua zyrtarisht zëvendësdrejtori i ri, z. Etmond Llabani, përpara stafit të këtij institucioni. Gjatë ceremonisë, Llabani shprehu përkushtimin e tij për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë ekipin në arritjen e objektivave të përbashkëta, me theks të veçantë në sigurinë, rehabilitimin dhe riedukimin e të burgosurve.

Stafi i IEVP Korçë shprehu urimet e tij për suksesin e z. Llabani në këtë rol të ri dhe u angazhua për të vijuar përpjekjet e përbashkëta në përmbushjen e misionit të institucionit. Atmosfera në takim ishte e mbushur me ndjenjën e unitetit dhe përkushtimit ndaj detyrës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Llabani theksoi rëndësinë e punës në grup dhe bashkëpunimit në çdo nivel të institucionit, duke nënvizuar moton: “Të gjithë së bashku”, si një princip udhëheqës në përballimin e sfidave dhe përmirësimin e shërbimeve të IEVP-së.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit