10.5 C
Pogradec
10 C
Korçë
9.6 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
9.3 C
Maliq
10.5 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

Pogradec/ 6400 nxënës nisën shkollën, Drejtoria Arsimore jep mesazhin e rëndësishëm

- Advertisement -

Sot, me shumë emocion dhe gëzim, mirëpritëm 6400 nxënës që i bashkohen rrugëtimit të dijes në shkollat tona. Mes tyre, 433 vogëlushë që nisin hapat e parë në klasën e parë dhe 499 nxënës ambiciozë që hyjnë në klasën e 10-të dhe janë gati për sfida të reja.

Me 7 laboratorë SmartLab që hapin rrugën për teknologji dhe inovacion, 5 shkolla të angazhuara në nismën “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” që mbështesin suksesin e çdo nxënësi, dhe 4 shkolla pjesë e projektit kombëtar “Art dhe Zeje” që frymëzojnë krijimtarinë dhe ruajnë traditën, ky vit premton të jetë i mbushur me arritje.

Veç kësaj, 10 shkolla janë tashmë “Qendra Komunitare”, duke bërë që bashkëpunimi dhe solidariteti të jenë në zemër të zhvillimit tonë të përbashkët.

Gëzuar fillimin e këtij viti shkollor, plot mundësi për rritje dhe sukses! 🎓

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit