Duke ju uruar të gjithë nxënësve , mësuesve , prindërve etj., suksese në ditën e parë të shkollës dhe sa më shumë rezultate të mira në vijim, shërbimet e Policisë Bashkiake, pasi kanë njohur dhe udhëzuar të gjitha shërbimet respektive me detyrat e planit të masave, për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë në shkolla, ju garantojnë se, të gjithë shërbimet policore, çdo ditë do të jenë aty, në çdo shkollë , duke kryer me përpikmëri detyrat e ngarkuara, për të prodhuar rend , siguri, rregull, për të gjithë nxënësit e shkollave 9 – vjeçare dhe kopshtet e qytetit.

