7.3 C
Pogradec
9.5 C
Korçë
9.3 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8.4 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Monday, March 17, 2025

(VIDEO) Akademia e Voskopojës u zhvillua për të 13-in vit. Eksperti i huaj: Në Shqipëri është rritur dhuna policore…

- Advertisement -

Akademia e Voskopojës është mbajtur për të 13-in vit radhazi. Kjo akademi ka si qëllim aktivizimin e të rinjve nga e gjithë Shqipëria. Organizatori i “Youth Voice”, Andi Rabiaj, tregon se ky aktivitet zhvillohet për një javë dhe përfshin punë praktike, module të veçanta me të ftuar nga vende të ndryshme të botës. Ai thekson se janë 22 të rinj nga vende të ndryshme të Shqipërisë, të cilët marrin informacion dhe zhvillojnë aftësi praktike mbi të drejtat e njeriut.

Dy nga të rinjtë ndanë përvojën e tyre të parë me pjesëmarrjen në një akademi të tillë, e cila fokusohet në të drejtat e njeriut. Lektorët e kësaj akademie ishin Kujtim Çashku dhe holandezi Jan Jansen, të cilët diskutuan mbi situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe rëndësinë që ato kanë për të rinjtë.

E mbajtur për pesë ditë, kjo akademi solli disa nga emrat më të njohur të trajnerëve dhe trajtoi tema të ndryshme, duke filluar nga të drejtat e grave dhe fëmijëve deri te Konventa Universale e të Drejtave të Njeriut. Edicioni i 13-të i “Akademisë së të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve” është organizuar nga Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave “Zëri i të Rinjve”, në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, faza II, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nga UN Women, UNDP dhe UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit