Pogradec: Një aksident i trefishtë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit. Mësohet se një automjet, ku ndodheshin drejtuesi dhe një pasagjere, ka përplasur dy mjete të tjera të parkuara në anë të rrugës, duke shkaktuar dëme materiale.
Të dy shtetasit, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar nga spitali. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

