Korçë: Është lënë në masën e arrestit me burg Spartak Çela, i arrestuar nga policia pak ditë më parë, pas 4 vitesh në kërkim. Burime bëjnë me dije se u zhvilluan dy seanca gjyqësore në orën 10:00 dhe 10:30 të ditës së sotme, ku i arrestuari u la në arrest me burg pas kërkesës së prokurorisë dhe pranimit nga gjykata. Mbi Çelën rëndojnë disa vepra penale si “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “vjedhje me armë”, “prodhim, shitje dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake”, “kundërshtim i punonjësit të policisë”.
Katër muaj më parë, Çela ka kërcënuar me armë punonjësit e ndihmës ekonomike të ardhur nga Tirana në fshatin Buzaishtë, ndërsa fshihej në banesën e tij në këtë fshat.

