Mbrëmjen e sotme është zhvilluar finalja për Euro 2024 ndërmjet Spanjës dhe Anglisë. Spanja ka qenë e para që ka shënuar në fillimin e pjesës së dytë, por vetëm pak minuta më vonë ka mundur të barazojë Anglia, e cila krijoi ovacione të shumta dhe brohoritje, duke nënkuptuar që pjesa më e madhe e të pranishmëve në FanZonën e Pogradecit ishin tifozë të Anglisë.
Por, goli i tretë në këtë finale u shënua nga Spanja, që solli dhe fitoren e këtyre të fundit. Në përfundim të ndeshjes, atmosfera ishte e vakët në FanZonën e Pogradecit, ku të paktë ishin tifozët e Spanjës, e cila doli fituese e Europianit.

