Nga Redi Dandallaku: Pere del në stërvitje/ Mbtojtësi rikthehet tek liqenorët pas 4 vitesh
Ashtu siç e kishim paralajmëruar katër ditë më parë si lajm ku bënim me dije se K.F Pogradeci ka arritur dakordësinë me një mbrojtës me karrierë të pasur tashmë është zyrtare. Miklovan Pere ka dalë në stërvitje me liqenorët ditën e premte.
Pere rikthehet në Pogradec pas 4 vitesh ku në këto sezone luajti për Dinamon, Strugën dhe Elbasanin. Me Dinamon dhe Elbasanin u shpall edhe kampion i kategorisë së parë ndërsa me Strugën u shpall kampion i ligës së parë në Maqedoninë e Veriut.