Nëpërmjet një postimi në Facebook, i biri i lirikit të madh Skënder Rusi ka shkruar:
Miq te dashur,
Neser, dt. 15.07.2024 është dita e lindjes së babait tim. Skenderi do të mbushte shtatëdhjetë e dy vjet këtë korrik. Ditëlindjet e tij, kanë qenë përherë të lidhura me poezinë, ndaj e tillë do të jetë dhe dita e nesërme.
Të hënë, dt.15.07.2024 ora 19.00 pranë Galerisë së Artit Digjital (GAD), ngjitur me Bibliotekën “Thimi Mitko”, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizon veprimtaria letrare me poezi të zgjedhura të poetit Skënder Rusi. Kushdo që vjen, mund të sjellë me vete një poezi të Skënderit, e të festohet me vargjet e tij kjo ditëlindje, tani që poeti buzëqesh nga qielli.
Ju mirëpresim dhe bashkengjitur gjeni ftesen!