Korçë: Plagosje me mjet prerës (shpatë) në lagjen nr. 1
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes dy personave. Njëri prej tyre raportohet se ka marrë një shpatë dhe ka goditur personin tjetër, me të cilin ishte konfliktuar verbalisht një natë më parë.
Konflikti i mbrëmshëm ka vijuar edhe ditën e sotme, ku pak minuta më parë të dy personat janë përplasur sërish, por këtë herë ngjarja ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
I dëmtuari është dërguar në spital, ku sipas bluzave të bardha ka marrë dëmtime në shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në komisariat. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

