26.7 C
Pogradec
27.2 C
Korçë
27.5 C
Bilisht
27.1 C
Ersekë
26.1 C
Maliq
27.6 C
Liqenas
Thursday, July 2, 2026

Atentati ndaj Brian Syzos, gjykata e Korçës lë në burg autorin dhe një nga bashkëpunëtorët: Kisha mundësi ta vrisja, por nuk e bëra…

- Advertisement -

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Nikolla Agollin dhe David Priftin, të dyshuar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku mbeti i plagosur Brian Syzo.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Nikolla Agolli ka pranuar se ngjarja ka nisur pas një konflikti të çastit mes tij dhe Brian Syzos. Sipas dëshmisë së dhënë para trupit gjykues, Agolli është shprehur se është sulmuar nga Syzo dhe se ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar dhe për të ndalur sulmin.

“Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra”, mësohet të ketë deklaruar Agolli gjatë seancës.

Ndërkohë, i arrestuari tjetër, David Prifti, ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje. Sipas dëshmisë së tij, ai nuk ka lidhje me episodin kriminal, duke pretenduar se automjetin e tij ia kishte dhënë Nikolla Agollit, ndërsa vetë ishte larguar me makinën e të fejuarës për të shkuar në plazh.

Prifti ka deklaruar gjithashtu se lëvizjet e tij mund të verifikohen përmes kamerave të sigurisë në vendet ku ka qenë, të cilat, sipas tij, provojnë se nuk ka pasur asnjë rol në ngjarje.

Në vijim, pritet që Prokuroria të kryejë verifikimin e kamerave të sigurisë së qytetit. Deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga grupi hetimor në lidhje me rezultatet e transkriptimit dhe analizës së pamjeve të kamerave të sekuestruara.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit