Një ngricë e fortë që goditi zonën e Devollit në datat 3 dhe 4 maj ka shkaktuar dëme katastrofike në pemëtore, duke shkatërruar thuajse tërësisht prodhimin e mollëve, qershive dhe kumbullave në disa fshatra të zonës.
Fermerët nga Mançurishti thonë se humbjet arrijnë deri në 100% të prodhimit, ndërsa dëmet ekonomike llogariten në miliona lekë për çdo familje bujqësore.
Ermal Pogoni, fermer nga fshati Progër, thotë se ngrica ka zhdukur të gjithë prodhimin në pemtore.
Sipas fermerëve, situata është dramatike jo vetëm për shkak të humbjes së prodhimit, por edhe për shkak të kostove të larta të investimeve që tashmë konsiderohen të humbura.
Medat Rusi, fermer nga zona e Devollit, deklaron se dëmet përllogariten në shuma të mëdha.
Fermerët shprehen të zhgënjyer edhe nga mungesa e mbështetjes.
Kryetari i fshatit Mançurisht, Sulejman Meço, konfirmon se dëmi në frutikulturë arrin deri në 100%.
Banorët paralajmërojnë se mungesa e ndihmës financiare mund të detyrojë shumë familje të largohen jashtë vendit për të siguruar të ardhura minimale.
Fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria për subvencionimin e dëmeve dhe mbështetje financiare për të shpëtuar sezonin e ardhshëm bujqësor.

