Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Vloçisht të Bashkisë Maliq.
Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe, sipas të dhënave paraprake, ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në banesat ngjitur.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkak është bërë rrjeti i amortizuar elektrik, i cili ka sjellë shkëndijë elektrike.
Policia po vijon veprimet e mëtejshme.

