Një 61-vjeçar nga Maliqi është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka vepruar me vetëgjyqësi në lidhje me një sipërfaqe toke për të cilën ka pretendime pronësie edhe një shtetas tjetër.
Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. K., 61 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq.
Ai dyshohet se ka punuar me mjet bujqësor një pjesë toke, ndërkohë që për pronësinë e saj ka pretendime edhe një person tjetër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

