8 C
Pogradec
8.4 C
Korçë
7.5 C
Bilisht
7.8 C
Ersekë
7.5 C
Maliq
8.2 C
Liqenas
Thursday, April 23, 2026

Korçë/ Plagosja me thikë e 17-vjeçarit në Bulgarec, familjarët e adoleshentëve: Sherri nisi për shkak të një loje me letra! U goditën me grushte dhe steka

- Advertisement -

Një konflikt i nisur për një lojë me letra ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 17-vjeçari në fshatin Bulgarec mbrëmjen e djeshme. Sipas dëshmive, sherri ka nisur fillimisht pasi i riu i plagosur kishte fituar një lojë dhe si “shpërblim” kundërshtari duhej t’i paguante një pije, gjë që ky i fundit nuk e ka pranuar. Tensionet kanë vijuar edhe ditën pasuese, kur dy të rinjtë janë përfshirë sërish në konflikt. Fillimisht ata janë goditur me grushta, por situata ka dalë jashtë kontrollit duke degraduar në përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë mbeti i plagosur 17-vjeçari.

Sipas familjarëve të të plagosurit djali i tyre është goditur me thikë në kraharor pas një sherri për lojën e letrave. Gjyshja e të plagosurit Meliana Bricka thekson se të dy familjet kanë pasur marrëdhënie të mira dhe se nuk ka pasur konflikte të mëparshme mes tyre.

Nga ana tjetër familjarët e autorit thanë se konflikti ka qenë i çastit dhe pa precedentë të mëparshëm. Gjyshi i tij, Shaban Mersinaj, deklaron se të rinjtë janë konfliktuar brenda në lokal dhe se gjithçka ka ndodhur pas një përplasjeje fizike mes tyre. Ai shton se nipi i tij nuk është person problematik dhe se familjet kanë pasur marrëdhënie të afërta.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit