8.6 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
7.7 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
8.7 C
Liqenas
Wednesday, April 22, 2026

Qepa shitet me 20 lek/kg, fermerët e Maliqit: S’kemi leverdi! Më mirë e hedhim në kanal sa e shesim nën kosto

- Advertisement -

Prodhimi i qepës në fushën e Maliqit kryesisht në fshatrat Prig dhe Zvirinë po përballet me një krizë të thellë tregtimi, duke vënë në vështirësi të mëdha fermerët e zonës.
Sasi të konsiderueshme të prodhimit kanë mbetur stok, ndërsa mungesa e tregut po bën që qepa të dëmtohet dhe të kalbet çdo ditë në magazina duke detyruar fermerët ti hedhin.

Fermerët shprehen se çmimi i ofruar nga tregtarët 20 lekë për kg është shumë i ulët dhe nuk mbulon kostot e prodhimit, çka i detyron ata të dalin me humbje.
Sipas tyre, situata rëndohet edhe më shumë nga rritja e importeve, të cilat kanë ulur kërkesën për prodhimin vendas.

Të ndodhur përballë kësaj gjendjeje, shumë prej fermerëve kanë zgjedhur të hedhin prodhimin duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet për të mbështetur bujqësinë vendase dhe për të garantuar treg për produktet e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit