12.4 C
Pogradec
12.3 C
Korçë
11.5 C
Bilisht
11.6 C
Ersekë
11.6 C
Maliq
12.4 C
Liqenas
Saturday, April 18, 2026

Nga Besnik Bedollari: ARSIMTARËT, AGIMI VEZULLUES QË NDRIÇON MËNGJËSEVE…

- Advertisement -

Figura e mësuesit mbetet symbol i humanizmit dhe shoqërisë, udhëtare e brezave në shekuj.                  I heshtur dhe fisnik, misionar i palodhur dhe i pandalshëm në dhënien e dijes nëkulturën e shëndetshme të një kombi. Sado të mos duket figura e tij nëpër shoqëri të brishta, ai mbetet mal i lartë që gërvisht retëdhe i ndriçon kaltërsisë qiellore në ‘eklipset diellore’. Po po, figura e mësuesit është përmendore që u reziston stuhive dhekapriçove të erozionit kohor.                                                          E gjej detyrim shpirtëror, por jo vetëm si shkrimtar e gazetar, por më tepër si pjesë e familjes dhe armatës së mësimdhënësvetë atdheut të bëj këtë shkrim. Disa shkrime të imponohen dhe tëgjunjëzojnë përballë realitetit të hidhur, ku pena derdhet me brengë dëshpërimi. Në profesionin e arsimtarit për tri dekada, dhe nga këto dy dekada të pozicionin e drejtuesit të shkollëskam përcjellë dhe kam vlerësuar me modesti shumë kolegë qëjanë larguar nga detyra ose kanë dalë në pension. Kurse përrealitete të hidhura si helmi, detyrohesh të bësh shkrime largdëshirës dhe me zemër të thyer. E kam fjalën për kolegun tonë tëndjerë Alban Bejlerin, i cili ndahet nga jeta në formën më tëdhimbshme dhe tinzare që i dhuroi fati i zi. Kolegu dhe njeriufisnik që na shembi dhimbjen ndër këmbë. Na plagosi zemratdhe lëndoi familjarë, miq e shokë.                                                                                               Puna në zonat malore ka vështirësitë e veta. Unë për dy dekada e kam kaluar në kurrizimtim dhe e di ç’do të thotë, si shumë arsimtarë të tjerë në mbarëvendin. Kjo i ra për ‘hise’ dhe Albanit vitet e fundit. Atë punë qëe bëri me aq fisnikëri dhe përkushtim. Ata fëmijë që mësuesin e shohin ushqim shpirtëror të dijes. Njohin detyrimin që u ka shteti. E shohin si dritën e diellit që gris retë dhe ndriçon e ngrohhorizontin. Dhe atë ndriçim Albani ynë e dha për gati 7 vjet nëfshatin Mjaltas dhe Marjan të krahinës së Gorës në bashkinëMaliq. Mësuesi korrekt, njeriu popullor dhe i qeshur, shokufisnik dhe i dashur. Gjithmonë më thirre drejtor dhe nuk m’udrejtove asnjëherë me emër, edhe pse e donim dhe e respektoninaq shumë njëri-tjetrin. Kurrë nuk e vlerësove pozicionin ndajeprorit si interes, por gjithmonë me çiltërsi dhe sinqeritet.Krijove frymën bashkëpunuese me nxënësit dhe komunitetinduke u bërë ‘ushqim’ i ditës për ta. Edhe rrugët, gurët, pemët dheçdo qenie e fshatit i bëre të të duan dhe të ndjejnë trokitjet e hapave të tua. Ato ecje që ua ndale në arkivin e dhimbjes dhepikëllimit. U dhurove buzëqeshjen si çdo ditë fëmijëve, porgabohesh se nuk po ua kthen më. Tani na thuaj: Kush t’a pati për‘borxh’ helmin që na fale? Përse e zemërove rrugën dhe të ndalinë mënyrën më mizore hapin? Përse e thave blerimin ku re dhecilët zogj të mbuluan me vaje? Përse e turpërove ditën e bukurpranverore dhe ia nxive ndriçimin? Përse lëndove dhe varroselumturinë dhe qetësinë shpirtërore të bashkëshortes, djemve ,nënës, babait, shokëve dhe miqve të tu? Të kolegëve. Mua qëmë mbyte në lot e dëshpërim. Që më le brengë kafen qëdëshiroje aq fort ta pinim mbas pune dy ditë më parë. E premtjau mbyll, nuk më dhe përgjigje telefoni. 16 prillin na e nxive nëcalendar. Të lutem, e hëna do trokasi, a do të më thuashmirëmëngjes si gjithmonë??? A do të më telefonosh e të mëthuash: E ngjita maloren dhe shoh gjithë horizontin përballë. Përgjigjet i pres si drejtues, si koleg, si shok, si mik. A do tëmundesh??? Si do mundem të shkruaj mungesën tënde nëpunë!? Jo të lutem, joo!! U lumturove për dhënien e kualifikimitme sukses të 20-vjeçarit, po aq edhe unë. Dhe nuk e dija qëfotoja e orës mësimore të atij kualifikimi do të ‘mbërthehej’ nëmesazhe ngushëllimi për institucionet eprore dhe nga portale pa fund. Të gjithë rendën të të shkruanin. E bënë ‘qokën’ dhedetyrën shumëkush, kush me sinqeritet njerëzor, kush përinteresa, por dhimbjen dhe plagën na i plase neve në derë. Mua, kolegëve, familjes dhe gjithë atyre që të deshën me sinqeritetdhe dashuri. Miku ynë, Alban Bejleri, po ç’borxh të patën?? Si nuk të dha Zoti mendje dhe fuqi për një telefonatë dhe të tëndodheshim pranë? Ike heshtur, por kështu na vrave dhe na ishton më tepër dhimbjen. Të gjithë jemi kalimtarë në këtë jetë, por fati nuk duhet të jetë aq mizor. Vdekjen e pate të hidhur, portë bukur. Re pishtar i pashuar duke dhuruar dije për të tjerët, misionar i atdheut. Ata fëmijë që kurrë nuk do të harrojnë sa tëjenë gjallë. Ehhhh…. Na le kujtimet e bukura por plagën e hapur. Qofsh kujtim për jetë dhe i paharruar i dashuri dhe irespektuari kolegu dhe miku ynë, Alban Bejleri! Ti do navëzhgosh nga qielli, froni i qetësisë të përhershme, kurse ne do ukthehemi kujtimeve të bukura që na le trashëgimi. Ngushëllimetmë të sinqerta familjes dhe gjithë të dashurve të tu. Faleminderitqë të njohëm, por nuk ta falim ikjen.

Përgatiti: Besnik Bedollari     (Drejtori i shkollës së bashkuarLozhan i Ri)

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit